Në Komunën e Vrapçishtit Për Kryetar Këshilli u Zgjodh z.Emir Durmishi 

10.11.2017

Këshilli Komunal i Komunës së Vrapçishtit , sot mbajti seancën e parë konstituive, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në këtë seancë në mënyrë unanime Për kryetar Këshilli u zgjodh Emir Durmishi . Gjatë kësaj mbledhje u krijuan edhe komisionet komunale, që do të udhëhiqen nga këshilltarët.

 Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe vet kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani ," Kryetari i sapozgjedhur Durmishi premtoi zhvillimin e bashkpunimit politik me të gjitha partitë që bëjnë pjesë në këtë këshill, i cili sipas tij ka një rëndësi të veçantë sepse bëhet fjalë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit .

 Ju premtojmë se do të punojmë vetëm në të mirë të qytetarëve , duke filluar nga ajo që kemi premtuar, shpresojmë që katër vitet në vijim ti japim ni pamje tjetër pushtetit lokal në komunën e Vrapçishtit , theksoi Emir Durmishi .

 Andaj Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani , tha se bashkëpunimi me Këshillin e Komunës do të jetë funksional dhe do të jetë në interes të qytetarëve pa mar parasysh ngjyrat partiake , gjithashtu uron z.Emir Durmishin për postin Kryesues në Këshillin e Komunës së Vrapçishtit . 



Me Respekt -  Emir Durmishi 

Realizuar  A . T

© 2017 Isen Shabani 
Creato con Webnode
Crea il tuo sito web gratis! Questo sito è stato creato con Webnode. Crea il tuo sito gratuito oggi stesso! Inizia