Kur mësuesi mund ministrin!

Gara në Komunën e Vrapçishtit për të parin e saj në këto zgjedhje ishte shumë e nxehtë. Pretendentët kryesor në këtë garë ishin Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët dhe Gajur Rushiti nga BDI-ja.
Më 29 tetor u thye bastioni 12 vjeçar i BDI-së dhe me këtë komunë do të udhëheq kryetari i ardhshëm nga Aleanca për Shqiptarët Isen Shabani. E veçanta është se BDI për shef shtabi në këtë Komunë kishte Ministrin e Drejtësisë Bilen Saliu i cili pësoi humbjen e rradhës nga shefi i shtabit të Aleancës për Shqiptarët profesori Bejtulla Kamberi.
Vlen të theksohet se në këto zgjedhje ministrit nuk i ndihmuan as policia, as shantazhet, as paratë, as shantazhet, as administrita dhe as premtimet e rejshme për falje dënimesh dhe lëshime nga burgjet. Andej për arsye morale ky ministër ka humbur legjitimitetin dhe i njejti duhet të jap dorëheqje. Kryetarit Isen Shabani i dëshirojm punë të mbarë dhe shpresojmë që për katër vjeçarin e ardhshëm do ti realizoj premtimet e bëra në fushat.
e Huazuar
Me Respekt - Aleanca Me Besë